Shkurt.ch
Cigaret, së shpejti 11 franga!
Nëse kalon në parlament kërkesa e qeverisë, atëherë ajo, në mënyrë të shkallëzuar do të rriste taksën për 2.80 franga për një pako cigaresh.
Këshilli Federal në mbledhjen e tij të të mërkurës ka nisur shqyrtimin e ndryshimit të ligjit mbi duhanin. Përmes ndryshmit të këtij ligji, qeveria synon t`i japë vetes kompetencat për ngritjen e taksave për cigaret dhe duhanin e grirë.
Qeveria po ndjek prej vitesh synimin që ngarkimin e duhanit me taksa ta bëjë me hapa të vegjël për t`iu përafruar kështu nivelit më të ulët të kësaj ngarkese në BE. Në të njëjtën kohë ajo synon që me këtë veprim, pra me rritjen e taksave të duhanit të rrisë edhe ë ardhurat e veta. Këto të ardhura do të përdoreshin për financimin e kontributit federal për Fondin e Pensioneve dhe përfitimet suplementare.
Nga ana tjetër, kompetencat e Qeverisë Federale për ngritjen e taksës së duhanit janë shteruar me ngritjen e fundit që ajo ka bërë më 1 prill 2013. Me këtë ngritje, pakoja e cigareve të kategorive më të shitura kushton 8.20 franga. Nëse kalon në parlament kërkesa e qeverisë, atëherë ajo, në mënyrë të shkallëzuar do të rriste taksën për 2.80 franga për një pako cigaresh. Në këtë mënyrë, në fund ajo do të kushtonte 11 franga.
Me një synim të tillë, qeveria po shkon një hap më larg se kërkesat e komisionit për parandalim të konsumimit të duhanit. Ky i fundit kishte kërkuar në muajin korrik një ngritje prej 80 rapësh për paqetë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











