Sport
Cikalleshi i bën turqit të qajnë
Goli i Cikalleshit ia mundësoi Bashakshehirit që edhe matematikisht të sigurojë një vend në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi ka shënuar një gol shumë me rëndësi për skuadrën e tij, por shumë të rëndë për skuadrën kundërshtare. Cikalleshi ka realizuar në minutën e 93-të për fitoren 2:1 të Bashakshehir Sport ndaj Eskisehirspor, shkruan albinfo.ch.
Goli i Cikalleshit ia mundësoi Bashakshehirit që edhe matematikisht të sigurojë një vend në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm, por për skuadrën vendase, me këtë humbje me një këmbë janë në Ligën e Parë Turke.
Pas goli të realizuar nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, futbollistët Eskisehirspor shpërthyen në lot, pasi nuk mund të besonin se do të largoheshin nga Superliga turke, derisa edhe drejtuesit dhe tifozët u panë shumë të trishtuar për këtë humbje, një xhiro para përfundimit të kampionatit.
Ky ishte goli i pestë për Cikalleshin në kampionat me Bashakshehirin, ndërkohë që herën e fundit i kishte shënuar Konyasporit të Alban Mehës rreth dy muaj më parë. Cikalleshi ka shënuar edhe 7 gola në kupë, duke numëruar 12 gola në total me Bashakshehirin në sezonin e tij të parë në futbollin turk.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











