Lajme
Cila lagje në Cyrih është më e preferuar për të pasurit?
Banorët ndërkombëtarë po favorizojnë këtë komunitet super të pasur të Cyrihut
Për një kohë të gjatë, Goldküste i Cyrihut (“Bregu i Artë”) ishte një destinacion i preferuar për emigrantët e pasur, të cilët e vlerësuan këtë lagje të begatë në bregun e poshtëm lindor të liqenit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Por tani një komunitet aty pranë po uzurpon dominimin e Goldküste, dhe kjo lagje quhet Pfnüselküste.
Ata mund të mos jenë në gjendje ta shqiptojnë emrin e saj, por sipas një agjencie të pasurive të patundshme luksoze Engel & Völkers, të huajt e pasur po vërshojnë në komunitetin rival të GoldKüste, që ndodhet në bregun e majtë të liqenit.
Faktori vendimtar është se bregu i majtë është i lidhur mirë me transportin publik dhe autostradën. Ka lidhje të mira me Cyrih, Zug dhe Schwyz. “Këto janë të gjitha vende ku zakonisht punojnë emigrantë të kualifikuar,” tha Lan Anh Nguyen, agjent i pasurive të paluajtshme të Engel & Völkers.
Fakti që tre kampuset e Shkollës Ndërkombëtare të Cyrihut ndodhen të gjitha në bregun e majtë është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes së emigrantëve, tha ajo.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










