Lajme
Cilat ishin reagimet e deputetëve zviceranë ndaj fjalimit të Zelensky-t
Ndërsa deputetët nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë bojkotuan fjalimin që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbajti, me video, në Parlamentin zviceran të enjten, shumica e deputetëve reaguan pozitivisht ndaj mesazhit të tij, përcjell albinfo.ch.
“Ishte shumë e fortë dhe prekëse”, tha deputetja Céline Vara për mediat zvicerane pas videokonferencës.
Për deputetin Damien Cottier, “ishte e rëndësishme ta dëgjoje, sepse ai foli për paqen, që është ADN-ja e Zvicrës”.
Një deputet tjetër, Roger Nordmann, i bëri përshtypje që Zelensky “e kupton Zvicrën… Ai foli për organizimin e një samiti paqeje. Bëmë mirë që e dëgjuam atë”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar Lufta në Lindjen e Mesme prish tregtinë e gazit. Në Katar, uzina më e madhe e... -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme -
Kostot e strehimit dhe energjisë nxisin inflacionin në Zvicër -
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022









