Lajme
Cilat vende janë prodhuesit më të mëdhenj të grurit?
Kur marrim parasysh rëndësinë e grurit në sistemin ushqimor global, çdo forcë e jashtme që pengon prodhimin, si thatësirat, luftërat apo ngjarje të tjera, mund të ndikojnë fuqishëm mbi gjithë ekonominë.
Gruri është një element ushqimor thelbësor për miliona njerëz në mbarë botën.
Pas orizit dhe misrit, gruri është drithi i tretë më i prodhuar në mbarë botën dhe i dyti më i prodhuar për konsum njerëzor.
Më shumë se 80 vende të ndryshme prodhojnë grurë në mbarë botën, shumica e prodhimit global të grurit vjen nga vetëm një pjesë e vogël e tyre, sipas të dhënave nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Kina, prodhuesi më i madh në botë i grurit, ka prodhuar më shumë se 2.4 miliardë tonë grurë gjatë dy dekadave të fundit, duke përbërë afërsisht 17% të prodhimit total nga 2000-2020.
Shumica e grurit të Kinës përdoret në vend për të ndihmuar në plotësimin e kërkesës në rritje të vendit për ushqim. Kina është konsumatori më i madh në botë i grurit – në 2020/2021, vendi përbënte afërsisht 19% të konsumit global të grurit.
Vendi i dytë më i madh prodhues i grurit është India.
Gjatë dy dekadave të fundit, India ka prodhuar 12.5% të grurit në botë. Ashtu si Kina, India ruan shumicën e grurit të saj vendas për shkak të kërkesës së konsiderueshme për ushqim në gjithë vendin.
Rusia, prodhuesi i tretë më i madh në botë i grurit, është gjithashtu eksportuesi më i madh global i grurit. Vendi eksportoi më shumë se 7.3 miliardë dollarë grurë në vitin 2021, duke përbërë afërsisht 13.1% të eksporteve totale të grurit atë vit./Euronews
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil










