Shkurt.ch
Cilat vende rrezikohen nga katastrofat natyrore
Cilat vende të botës janë të kërcënuara nga fatkeqësitë dhe sa janë përgatitur për të tilla raste?
Këtyre pyetjeve u kanë dhënë përgjigje ekspertët në Raportin Botëror të rreziqeve të vitit 2014, i cili është prezantuar në Berlin.
Autorët e studimit vlerësojnë se Holanda, për shkak të afërsisë me Detin e Veriut, është në një “rrezik të lartë”, edhe pse vendi ka një sistem për t’u mbrojtur kundër fatkeqësive të tilla natyrore.
Eritreja është në të kundërtën shumë më pak e kërcënuar. Atje nuk ka mbrojtje të mjaftueshme, e as mbrojtje për kujdes mjekësor, por pothuajse nuk ka rrezik nga fatkeqësitë natyrore. Shumë më të rrezikuara janë Japonia, më shumë se në shembullin e shteteve të Afrikës Perëndimore, të cilat aktualisht janë duke luftuar kundër Ebolës.
Shtetet e Bashkuara janë të ballafaquara me të njëjtin rrezik dhe pothuajse në të njëjtin nivel me Brazilin dhe Argjentinën.
Interesante është se dhe qytetet siriane janë renditur në mënyrë të ngjashme me “rrezik të ulët”. Arsyeja është se lufta nuk është konsideruar si një fatkeqësi natyrore.
“Holanda është veçanërisht e ekspozuar ndaj niveleve të detit në rritje. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bregun lindor janë të ekspozuar ndaj uraganeve dhe përmbytjeve, në Kaliforni ekziston rreziku i tërmeteve. Nga rreziku i madh i tërmeteve është e rrezikuar edhe Japonia”, shpjegon udhëheqësi i projektit Peter Myke në një intervistë me DW.
Indeksi i rreziqeve në botë nuk i shikon epidemitë si “rrezik natyror”. Megjithatë, raporti flet edhe për rreziqe të tilla, si shpërthimi i fundit i sëmundjes “Ebola” në Afrikën Perëndimore.
Raporti Botëror për rreziqet përpiqet të japë një pasqyrë dhe të përgjigjet në pyetjet e tilla se sa janë në rrezik qytetet e mëdha? Sa e mirë është infrastruktura e tyre? Në çfarë kushtesh jetojnë njerëzit, ose a ka sisteme të paralajmërimit të hershëm?
Që nga viti 2011 Institute for Environment and Human Security në Kombet e Bashkuara në Bon në bashkëpunim me Shoqatën e Ndihmës për Zhvillim kanë lëshuar një raport mbi rreziqet globale.
Studimi ka krahasuar 171 shtete. Katari, Malta dhe Arabia Saudite janë në krye të listës me rrezik më të ulët, ndërsa Vanuatu, Tonga dhe Filipinet janë më të rrezikuarat.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?













