Lajme
Çitaku kundërshton komisioneren Malmstromm për vizat
"Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbinë, Perunë etj., por jo edhe për Kosovën. Kjo nuk është fer"
Deklarata e komisioneres së BE-së për punë të brendshme, e cila të hënën ka “ftohur” pritjet e kosovarëve për lëvizje pa viza, ka nxitur reagimin e ministres për integrime evropiane, Vlora Çitaku.
Kjo e fundit ka thënë para studentëve të UBT-së se liberalizimi i vizave më tepër është një vendim politik sesa përmbushje e kritereve. Sipas saj, Republika e Kosovës i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, por Komisioni Evropian, nuk po dërgon komisionet për vlerësimin e tyre.
Ajo këtë e ka argumentuar me vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për disa shtete të Azisë dhe Amerikës Latine.
“Këtë vit, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbinë, Perunë, vendet e CARICOM’it sërish bazuar në vendime politike, jo në udhërrëfyes apo përmbushje kriteresh teknike në fusha të ndryshme që ne na janë diktuar. A është kjo fer? Nuk është fer” , tha ajo.
Çitaku më tutje ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave. Dhe kjo, e ka ndihmuar gjithsesi zhvillimin e vendit. Por, ajo ka shprehur zhgënjimin e saj lidhur me vonesat që po i bën Komisioni Europian në vlerësimin e kritereve për Kosovën, shkruan gazetaexpress.com.
“Dua të shpreh para jush, zhgënjimin tim me tempon e ulët dhe të ngadaltë me të cilën Komisioni Evropian po i përgjigjet entuziazmit, përkushtimit dhe punës që kanë bërë të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim, në përmbushjen e kritereve. Lajmi i keq është që KE nuk i ka dërguar ende komisionet për përmbushjen e kritereve”, pohoi Çitaku.
Në ligjëratën “Rruga drejt Europës” Çitaku tha se Kosova nuk është e gatshme të jetë anëtare e BE-së, por gjithsesi është e gatshme të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












