Kosova
Çitaku: Në rënie të lirë e diplomaci pa krye
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si në rënie të lirë e diplomaci pa krye diplomacinë e Kosovës pas kërcënimit që bëri presidenti francez, Emmanuel Macron, me kthim të vizave, dhe kundërpërgjigjen e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
“Më i dëmshëm është konstatimi i Presidentit Macron për lidershipin e Kosovës si njerëz të pabesë që nuk e mbajnë fjalën, sesa deklarata për viza. Ndërkohë reagimi i Ministres së Jashtme skandaloz. Diplomaci pa krye. Në rënie të lirë”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media në Tiranë, Macron kërcënoi Kosovën me kthim të vizave “po që se nuk e mban fjalën e dhënë” dhe pas kësaj reagoi ministrja Gërvalla në Twitter në një shprehje frënge “Et voila (Ja pra)”.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












