Lajme
Clinton përgëzon Serbinë për marrjen e statusit të kandidatit në BE
Clinton përshëndeti njëkohësisht njoftimin e BE-së për të filluar shqyrtimin e mundësisë për një marrëveshje stabilizim-asociimi për Kosovën
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Evropian për t’i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Sekretarja Clinton uroi udhëheqjen dhe popullin e Serbisë për punën e bërë, angazhimin dhe vendosmërinë drejt këtij synimi.
Clinton përshëndeti njëkohësisht njoftimin e Bashkimit Evropian për të filluar shqyrtimin e mundësisë për një marrëveshje stabilizim-asociimi për Kosovën, gjë që siç tha ajo, është e rëndësishme për orientimin evropian të Kosovës, dhe një sinjal i rëndësishëm për angazhimin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
“Integrimi evropian është në të mirë të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Unë i përshëndes udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për kurajon dhe angazhimin e tyre në marrjen vendimeve të vështira politike të nevojshme për të realizuar këto objektiva”, tha Clinton, raporton VOA.
Sekretarja amerikane e Shtetit u bëri thirrje udhëheqësve të dyja vendeve, të Kosovës dhe Serbisë, që të vazhdojnë përparimin në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ajo shprehu angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të bashkëpunuar ngushtë me dy vendet në mbështetje të një të ardhmeje paqësore dhe të begatë evropian. /albinfo.ch & Voa/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












