Lajme
Çmimet e naftës në rajon, Maqedonia e Veriut më e lira, derisa Shqipëria prin si më e shtrenjta
Maqedonia e Veriut e ka ulur sërish çmimin e naftës, duke e tregtuar atë për 120 lekë për litër. Nga vendet e rajonit, çmimin më të lartë e ka Shqipëria, me 175 lekë për litër. Edhe pse në bursë çmimi i naftës ka rënë, kjo ulje nuk reflektohet ende në tregjet shqiptare.
Mjaftojnë 50 euro për të mbushur plot një rezervuar makine me naftë në Maqedoninë e Veriut. Me 3075 denarë, ose 4920 lekë, mund të marrësh plot 44.8 litra naftë.
Edhe pse derivatet e naftës pësuan një rritje drastike gjatë pandemisë dhe ulja e çmimeve nuk është e madhe, Maqedonia e Veriut ende ka çmimin më të ulët në rajon.
Në Shqipëri, qytetarët paguajnë më shumë për një litër naftë, ku çmimi shkon në 1.8 euro. Pas saj vijnë qytetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me përkatësisht 1.50 euro për litër dhe 1.45 euro për litër.
Megjithëse Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në rajon, për ekspertin e ekonomisë, Abil Baush, këto çmime nuk përputhen me uljen e madhe të naftës në tregjet globale.
“Gjatë pandemisë, Komisioni Rregullativ i Derivateve të Naftës dhe Energjetikës filloi të bëjë kalkulimet në bazë ditore. Kalkulimet që bëhen në tregjet botërore u aplikuan në bazë ditore dhe në njësi ditore. Ashtu siç ‘fluturon’ çmimi i derivateve të naftës, i cili për momentin në tregjet globale është jashtëzakonisht i ulët dhe në rënie, edhe pse jemi në një periudhë kur çmimet normalisht do të rriteshin, për shkak të luftës dhe krizave globale, kalkulimi bëhet sipas këtyre kushteve”, deklaron eksperti i ekonomisë Abil Baushi, raporton euronews, përcjell albinfo.ch.
Çmimi në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga marzhi tregtar, kompensimi për financimin e aktiviteteve për mjedisin, kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës, si dhe akciza. Për çdo litër nafte, këto taksa dhe tarifa i kushtojnë qytetarëve 15.83 denarë ose 25.33 lekë.
Sipas Profesorit Baush, deri në fund të vitit pritet të ketë ulje të mëtejshme të çmimit.
“Deri në fund të vitit mund të kemi ulje të lehtë të çmimeve dhe një lloj stabiliteti në derivatet e naftës, pasi tregjet e mëdha kanë stabilizuar prodhimin pas ndikimit rus në tregjet e naftës”, tha eksperti.
Përveç uljes së çmimit të naftës, ulje të konsiderueshme pati edhe për benzinën. Çmimi i benzinës u ul me 1.5 denarë dhe një litër kushton 75.50 denarë ose 120.83 lekë.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim










