Shkurt.ch
Çmimi i Bernës për integrim, këshillimores për “Sans-Papiers”
Sans - Papiers paguajnë kontributet në sigurimet sociale por shpesh nuk kanë guxim të kërkojnë të drejtat që u dalin nga pagesa e detyrimeve. Këshillimorja e Bernës i mbështet këta persona
Qytet i Bernës ka ndarë të hënën për të dhjetën herë me radhë çmimin e integrimt. Kësaj here ky çmim i ka takuar Këshillimores për njerëzit pa letra (Sans-papiers), Bernë. Duke ia ndarë këtë çmim, juria ka nderuar këshillimoren “për angazhimin e saj për një grup të veçantë dhe të lëndueshëm të të huajve”, çfarë janë personat pa letra. Është ndarë po ashtu edhe çmimi inkurajues të cilin e ka marrë artisti nga Berna i njohur me emrin artistik “Müslüm”, i cili tematizon integrimin në mënyrë origjinale dhe jokonvencionale.
“Sans Papieres”, të huajt pa leje të rregullt qëndrimi në Zvicër përbëjnë një realitet në shoqërinë e këtushme. Ata shpeshherë kryejnë punë të rënda e të rrezikshme dhe jetojnë në kushte të mjera. Sans Papiers paguajnë kontributet në sigurimet sociale por shpesh nuk kanë guxim të kërkojnë të drejtat që u dalin nga pagesa e detyrimeve. Këshillimorja e Bernës i mbështet këta persona.
Ajo i njofton ata lidhur me të drejtat dhe detyrimet, të cilat, përkundër mungesës së lejes së qëndrimit, atyre megjithatë u takojnë. Këshillimorja në fjalë është partnere kompetente dhe e respektuar për autoritetet shtetërore, organizatat profesionale, punëdhënësit dhe për vetë personat Sans-Papiers si dhe për familjarët e tyre. Për këto arsye dhe shumë të tjera, kryetarja e jurisë, Franziska Teuscher nga qeveria e qytetit ia ka ndarë çmimin për integrim këshillimores për sans –papiers.
Ish këshilltarja e qytetit Jo Matter e cila ka lexuar laudation me këtë rast, ka theksuar se shoqëria duhet të jetë veçanërisht e vëmendshme dhe të bartë përgjegjësi sidomos për fëmijët e personave pa letra. “Ata shpeshherë janë edhe të lindur në Zvicër dhe përjashtimi i tyre nga e drejta e shkollimit dhe edukimit, në një afat më të gjatë mund të ketë pasoja shkatërruese për shoqërinë tonë”.
Ndërsa çmimin inkurajues e ka marrë artisti me rrënjë turke “Müslüm”, i cili kishte konkurruar në rolin e “der Integratör”. Juria ka vlerësuar mënyrën e tij inovative dhe origjinale të qasjes ndaj temës së integrimit. Ai jo etëm që e gjen rrugën për te të rinjtë por me stilin e tij i prek edhe ata që kanë paragjykime për të huajt, dke i bërë të qeshin dhe të mendojnë.
Çmimi i Bernës për integrim ka filluar të ndahet në vitin 2004. Ai ka vlerën në të holla prej 5000 frangash dhe sponsorizohet nga fondacioni Warlomont-Anger Stiftung. Ndërsa çmimi inkurajues është themeluar në vitin 2008 dhe “peshon” 2000 franga. Ai ndahet nga Schweizerische Moiliar Genossenschaft.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë Ambasada e Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e veçantë të Ambasadorit Mentor Lafiti, organizoi një takim... -
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026










