Shkurt.ch
Çmimi Nobel për Paqe i ndahet Bashkimit Evropian
Bashkimi Evropian ka fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2012 për rolin e tij afatgjatë në bashkimin e kontinentit
Komiteti Norvegjez i Paqes në Suedi ka arsyetuar ndarjen duke thënë se BE-ja ka dhënë kontributin për gjashtë dekada në avancimin e paqes dhe pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë.
Në arsyetim thuhet se “në vitet e pasluftës, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka shpërblyer disa persona, të cilët ishin në kërkim ta pajtimit midis Gjermanisë dhe Francës. Që nga viti 1945, ky pajtim është bërë realitet”.
“Vuajtjet e tmerrshme nga Lufta e Dytë Botërore demonstruan domosdonë e një Evrope të re. Për një periudhë mbi 70 vjeçare, Gjermania dhe Franca kishin luftuar tre herë. Sot, lufta midis këtyre dy vendeve është e paminagjinueshme”, raporton ReL.
“Në vitet 1980, Greqia, Spanja dhe Portugalia iu bashkuan BE-së. Rrënia e Murit të Berlinit e bëri të mundur gjithashtu anëtarësimin e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke hapur kësisoji një kapitull të ri në historinë evropiane”, thuhet në arsyetimin me shkrim të Komitetit.
“Pranimi i Kroacisë vitin që vjen, nisja e bisedimeve për anëtarësim me Malin e Zi dhe kurorëzimi i Serbisë me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, janë procese që ndihmojnë pajtimin në Ballkan”.
BE-ja aktualisht është duke përjetuar vështirësi të rënda ekonomike dhe trazira të konsiderueshme sociale.
Komiteti është përqendruar në atë që “e sheh si rezultatin më të suksesshëm të BE-së: betejën e suksesshme për paqe, pajtim, demokraci dhe të drejtat njerëzore”.
Me këto arritje, BE-ja ka ndihmuar në transformimin e Evropës nga një kontinent lufte në një kontinent paqeje, thuhet mes tjerash në arsyetimin që Komiteti Norvegjez i Nobelit i ka bërë çmimit të sivjetmë të paqes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës











