Lajme
Coronavirusi godet edhe OBSH-në, regjistrohen dhjetëra raste brenda selisë së saj
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar 65 raste të coronavirusit midis stafit të vendosur në selinë e saj në Gjenevë.
Sipas Euronews, në mesin e të prekurve nga virusi janë edhe pesë persona që punonin në ambiente dhe ishin në kontakt me njëri-tjetrin, tregon një e-mail i brendshëm i rrjedhur.
Agjencia shëndetësore e OKB-së tha se po heton se si dhe ku u infektuan pesë personat – dhe se nuk ka përcaktuar nëse transmetimi ndodhi në zyrat e saj.
Konfirmimi i OBSH-së të hënën për shifrat në postën elektronike të marrë nga Associated Press ishte hera e parë që ajo siguroi publikisht një gjë të tillë.
“Për njohuritë e mia, grupi që po hetohet është prova e parë e transmetimit të mundshëm në hapësirat e OBSH-së”, ka thënë Dr. Michael Ryan, shefi i agjencisë i emergjencës, të hënën në një konferencë shtypi në OBSH, përcjell Albinfo.ch.
Po sipas Euronews, në email thuhej se rreth gjysma e infeksioneve të regjistruara deri më tani ishin te njerëzit që kishin punuar nga shtëpia.
Por 32 ishin nga stafi që kishin punuar në ambientet në ndërtesën e selisë, ku zakonisht punojnë më shumë se 2,000 njerëz dhe agjencia thotë se ka vendosur higjienë të rreptë dhe masa të tjera parandaluese.
Në e-mail, i cili iu dërgua stafit të premten, Raul Thomas, i cili drejton operacionet e biznesit në OBSH, vuri në dukje se pesë persona – katër në të njëjtin ekip dhe një që kishte kontakte me ta – ishin testuar pozitivisht për COVID-19.
Kjo mund të tregojë se kontrolli bazë i infeksionit dhe procedurat e distancës sociale mund të jenë thyer – për çfarë është duke u zhvilluar një hetim.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim











