Jeta në Zvicër
Couchepin: “Na duhet të punojmë më shumë dhe më gjatë”
Rritja e tensioneve në mes të pjesës frankofone dhe asaj gjermanofolëse nuk përjashtohet, thotë ish-ministri i ekonomisë, nga Partia Radikale Liberale (PLR/FDP)
“Do të na duhet të “punojmë më shumë dhe më gjatë për të kompensuar rënien e kontributit të migrimit,” pohon ish-Këshilltari Federal Pascal Couchepin (PLR/FDP – VS). Ai është shprehur kështu pas miratimit të iniciativës “kundër emigracionit masiv”.
Gara për të rritur moshën e pensionit do të rifillojë, thotë ai ndër të tjera në një intervistë të botuar të martën në gazetën e përditshme frankofone “Le Temps”.
“Nuk është krim, por kështu nuk kanë menduar të gjithë ata që votuan “po”. Financimi i sigurimeve shoqërore do të bëhet më i vështirë në përgjithësi.
Klima e brendshme do të ngurtësohet dhe marrëdhëniet në mes të punëdhënësve dhe sindikatave do të kenë tendencë të tensionohen. Shoqëria do të orientohet në drejtim të përpjekjeve për më shumë prodhim, rezultat dhe efikasitetit.
Couchepin në vazhdim pyet mos ndoshta ishte kjo ajo që dëshironte “fshehurazi Christoph Blocher.”
Shpërndarja e pasurisë mund të shkaktojë konflikte. Rritja e tensioneve në mes të pjesës frankofone dhe asaj gjermanofolëse nuk përjashtohet, thotë ish-ministri i ekonomisë nga Partia Radikale Liberale (PLR/FDP).
Mungesë ekuilibri në pushtet
Couchepin tregohet pak optimist për shanset e Zvicrës në negociatat me Bashkimin Evropian (BE). “Një vend prej 8 milion njerëz, madje edhe i pasur, i cili negocion me BE-në dhe 500 milionë banorët e tij, është në një gjendje të çekuilibrit fillimisht. Ne mund të kemi ndonjë rezultat të por ne nuk duhet të verbohemi me aftësitë tona sa i përket mundësisë për të imponuar një rregull.
Sipas ish-Këshilltarit, BE-ja mund të kërkojë një kompensim nëse ajo pranon t’i japë Zvicrës një solucion të jashtëzakonshëm në lidhje me lëvizjen e lirë të personave. Është e mundshme që BE-ja do t’i kërkojë një shpërblim financiar si kontribut solidariteti për ndërtimin e tregut të brendshëm.
Përveç kësaj, “ne mund të supozojmë se pjesëmarrja jonë në programin kërkimor evropian nuk do të rinovohet. Qasje të reja në tregun e BE-së për kompanitë tona do të bllokohet”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët hanë mesatarisht më shumë se 23 kg djathë në vit Zviceranët po hanë më shumë djathë. Konsumi total u rrit me më shumë se 7,000 ton... -
Zvicra regjistron 3,000 ndryshime të gjinisë në regjistrin civil që nga viti 2022 -
Mësuesi 37-vjeçar në Zvicër arrestohet për abuzim seksual ndaj fëmijëve -
St. Gallen ka parkingun më të shtrenjtë në Zvicër -
Për herë të parë në Zvicër ka më shumë të moshuar se të rinj












