Shkurt.ch
CVP-ja kërkon rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit
Zyra Federale për Migracion (BFM) të martën ka bërë të qartë se kërkesat për azil nuk do të kenë shans, kryesisht për ata të komunitetit romë, nga shtetet e sigurta të Ballkanit, si Maqedonia, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Zyra Federale për Migracion tash e tutje do të japë një vendim për azil brenda 48 orëve për azilkërkuesit e këtyre vendeve.
Por kjo nuk mjafton për CVP-në. Alexandra Perina, sekretare e përgjithshme, kërkon rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët e këtyre shteteve ballkanike, të cilat u lejuan të lëvizin në zonën Sehngen pa viza.
“Që prej kur këto vende janë përjashtuar nga regjimi i vizave, kërkesat për azil janë masive, edhe pse të gjitha këto tri vende konsiderohet të jenë të sigurta”, ka thënë Perina për Blick.
Por, nëse me rikthimin e regjimit të vizave do të dëmtohet turizmi zviceran. “Unë nuk mendoj se turistët janë grupet më të mëdha nga këto tri vende”, tha Perina.
Përjashtimi i vizave për qytetarët e Ballkanit Perëndimor vlen që nga viti 2011. Përpjekjeve të BE-së për një integrim më të mirë i është bashkangjitur edhe Zvicra, si një anëtare e Shengenit, thotë Gaby Szöllösy, shef për komunikim në Zyrën Federale për Migracion. Zvicra gjithashtu ka mbështetur programe adekuate për përgatitjen e këtyre vendeve.
Në Zvicër jetojnë mijëra njerëz nga shtetet e lartpërmendura, të cilët kanë kontribuar për prosperitetin e Zvicrës, thotë Szöllösy. Për këta njerëz është një lehtësim i madh për t’i vizituar të afërmit e tyre në Zvicër.“Nëse Konfederata zvicerane kërkon përjashtimin e vizave për vendet e caktuara, atëherë do të duhet të heqim dorë edhe nga anëtarësimi në Shengen”, thotë Szöllösy.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool










