Shkurt.ch
Cyrihu përshëndet banorin e 400 mijtë
Në vitin 1962 ky qytet pati arritur numrin më të madh të banorëve, rreth 450 mijë
Metropoli i Zvicrës, qyteti më i madh dhe më i zhvilluar i vendit, Cyrihu ka përshëndetur pak ditë më parë qytetarin e saj të 400 mijtë. Me atë rast, kryebashkiakja e qytetit Corine Mauch ka organizuar një pritje solemne për gjashtë personat që në mënyrë simbolike janë konsideruar si qytetarët që më 22 janar kanë mbushur kuotën prej 400 mijë banorësh. Bëhet fjalë për qytetarë të ardhur për të banuar në Cyrih nga rrethina dhe nga kantonet tjera pikërisht ato ditë.
Me këtë rast, siç behet e ditur në portalin e qytetit të Cyrihut, kryetarja e qytetit ka folur për rëndësinë e qytetit që drejton ajo dhe për cilësinë e jetës në të. Ndërkaq, ajo ka kujtuar se ka shumë njerëz që nuk e dinë se kjo nuk është hera e parë që Cyrihu kalon shifrën prej 400 mijë banorësh. Në vitin 1962 ky qytet pati arritur numrin më të madh të banorëve, rreth 450 mijë. Ndërsa në fillim të viteve të shtatëdhjeta ky numër kishte filluar të zvogëlohej, duke rënë pak vite më pas në pikën më të ulët prej 350 mijë.
Trendi i rritjes ka filluar sërish, sidomos pas vitit 2000, për të shënuar sërish edhe njëherë si qyteti me distancë më i madhi në Zvicër, numrin 400.000.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet













