Lajme
Cyrihu, qyteti më i shtrenjtë në Evropë
Shkupi, Sarajeva, Beogradi dhe Tirana, qytetet më të lira evropiane, ndërsa Cyrihu është qyteti më i shtrenjtë
Kompania globale “Mercer” ka bërë një hulumtim për jetën nëpër qytetet e ndryshme të botës. Në anketën e zhvilluar në 207 qytetet del se kryeqyteti i Angolës, Luanda është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, ndërsa Cyrihu i Zvicrës, është qyteti më i shtrenjtë evropian.
Sipas hulumtimeve, përveç Luandas, më të shtrenjtë në botë janë Hong Kongu, Zyrih, Singapori, Gjeneva, Shangai, Pekini, Seul, Bernë dhe kryeqyteti i Çadit, N’Djamena. Po ashtu në mesin e qyteteve të shtrenjta janë edhe Tokio, Londra, kryeqyteti i Kongos, Kinshasa, qytetet kineze Shenzhen dhe Guangzhou, si dhe New Yorku, Tel Avivi dhe Buenos Aires.
Nga qytetet e rajonit të Ballkanit, më i shtrenjtë është kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, e cila ndodhet në vendin 161, pason Zagrebi në vendin e 167 dhe kryeqyteti shqiptar Tirana që ndodhet në vendin e 193.
Sipas listës, nga vendet e tjera evropiane në grupin e më të shtrenjtëve janë gjetur: Kopenhagen (24), Oslo (38), Parisi (46), Dublin (49), Moska (50), Milano (54), Vjena (56), Roma (59) dhe Amsterdami i cili zë vendin e 69 nga kostot e jetës.
Sipas “Listës Mercer për kostot e jetës për 2015”, qytetet më të lira në botë janë kryeqyteti i Kirgistanit, Bishkek, kryeqyteti i Namibisë, Windhoek, qyteti më i madh palestinez, Karachi dhe Tunis, kryeqyteti i Tunizisë, raporton Koha.
Qytetet më të lira të rajonit janë kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, i cili zë vendin e 196, Sarajeva zë vendin e njëjtë, ndërsa Shkupi ndodhet në pozitën e 203 nga shtrenjtësia.
Nga qytetet e rajonit më të gjerë, më i shtrenjtë është Stambolli, i cili ndodhet në vendin e 99-të, Athina në 136, Bratislava, 137, Budapesti në vendin e 170 dhe Sofja e cila zë vendin e 187 të listës.
Sipas këtij studimi, qyteti më i lirë evropian është Shkupi, ndërsa pak më të shtrenjtë nga kryeqyteti maqedonas janë kryeqyteti i Bjellorusisë, Minsku, kryeqyteti gjeorgjian Tbilsi, Sarajeva, Beogradi, Tirana dhe kryeqyteti i Armenisë, Jerevan.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











