Shkurt.ch
Danimarka fiton festivalin e këngës «Eurovision»
20-vjeçarja daneze, Emmelie de Forest ka fituar trofeun muzikor europian me këngën e saj « Only Teardrops »
Danimarka do të jetë nikoqire vitin e ardhshëm e edicioni të 59-të të “Eurovisionit”ngase përfaqësuesja e këtij shteti , Emmelie de Forest me këngën “Only Teardrops” ka fituar në festivalin e sivjetmë muzikor, të shtunën mbrëma në Malmö të Suedisë.
Në mesin e 26 këngëve pjesëmarrëse, Azerbajxhani doli i dyti me 47 pikë pas danezes (281 pikë) ndjekur nga Ukraina dhe Norvegjia e 4-ta, ndërsa Ryan Dolan i Irlandës doli i fundit me vetëm 5 pikë.
Kënga fituese “Only Teardrops” e kënduar nga 20-vjeçarja në “Malmö Arena“ është kompozuar nga Lise Cabble, Julia Fabrin Jakobsen dhe Thomas Stengaard. Është një këngë melankolike që flet për luftën e paqen.
Shqipëria është përfaqësuar me këngën “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Por, kënga e tyre nuk u kualifikua si finaliste.
Përveç Greqisë, asnjë shtet i Ballkanik nuk ka kaluar në finale. Në gjysmë-finale kanë mbetur edhe Serbia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi e Bullgaria. Bosnje Hercegovina nuk ka marrë pjesë për shkaqe financiare.
Shqipëria garon në Festivalin Evropian të Këngës që nga viti 2004, kur Anjeza Shahini, zuri vendin e shtatë me këngën “Imazhi yt”.
Suksesi më i madh i Shqipërisë deri më tani ka qenë vitin e kaluar.
Rrona Nishliu me këngës “Suus” ia siguroi Shqipërisë vendin e pestë në finalen që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit, ku fitoi Suedia me “Euphoria” të kënduar nga Loreen.
Danimraka e ka fituar edhe dy herë të tjera „Eurosongun“, më 1963 dhe 2000.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër










