Sport
Dardan Morina lufton për mbrojtjen e titullit në tajboks
Në Inglostadt të Gjermanisë të shtunën në mbrëmje luftohet për titullin botëror të tajboksit në kategorinë WKU.
Kampioni aktual botëror i tajboksit, Dardan Morina do të ngjitet në ring për herë të parë para publikut në Inglostadt të Gjermanisë. Në Saturn Arena, boksieri më prejardhje nga Drenoci i Malisheves do luftoj për të mbrojtur titullin kampion ndaj boksierit Sean Campbell.
Dje pasdite është bërë edhe matja e peshës së dy boksierëve ku Dardan Morina ka peshuar 75.3 kilogram kundrejt 75,4 kilogram sa kishte tajboksieri kundërshtar.
Ai bokson para publikut vendas ku ai është lindur, për djaloshin nga Inglostadt është një ëndërr të cilën më në fund e përmbushi. “Është një ndjenjë krejt tjetër të boksoj para publikut të Inglostadt-it. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë 26 vjeçari për intv.de, transmeton “albinfo.ch”.
Ky meç i cili do të fillon rreth orës 23:00, do të transmetohet edhe në Radio Televizionin e Kosovës.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind











