Sport
Dardanët, të gatshëm për ballafaqimin me Suedinë
11 janar 2020 – Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Doha, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, e cila zhvillohet nesër në orën 15:45 (sipas kohës në Kosovë). Për dallim nga stërvitjet e ditëve të kaluara, si zakonisht stërvitja e fundit ka qenë pa ngarkesë të madhe fizike, ku përzgjedhësi Bernard Challandes është përqendruar në aspektin taktik, duke provuar skema të ndryshme të lojës dhe duke i dhënë këshillat e nevojshme për lojtarët. Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, të cilën po e presin me entuziazëm të madh për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kundërshtari të fortë, siç është Suedia, shkruhet në faqen zyrtare të FFK-së.
Bernard Challandes: Kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin dhe po ashtu edhe për ne një mundësi e mirë për të parë lojtarët, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri tash pjesë e Kombëtares. Mendoj se ky kamp me kushte shumë të mira është një ide e mirë.
Po ashtu, synimi është që t’i shohim disa lojtarë të rinj, jo për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, por për të ardhmen. Ne kemi 11 lojtarë shumë të rinj, nën moshën 21-vjeç dhe jam i lumtur që këtu kemi lojtarë shumë të rinj. Nuk është e lehtë as për ne që t’i shikojmë cilësitë individuale të futbollistëve në kampionatin vendor, pasi shpesh fusha nuk është e mirë. Këtu është ndryshe, sepse kemi stërvitur çdo ditë së bashku dhe kushtet kanë qenë shumë të mira. Shpresoj që të befasojmë edhe me lojë të mirë.
Arb Manaj: Për mua është emocion i madh që jam pjesë e Kombëtares në këtë grumbullim dhe mendoj se edhe nëse luan për klubet më të mëdha evropiane nuk ka privilegj më të madh se sa të përfaqësosh vendin tënd. Kjo ishte stërvitja e fundit para ndeshjes me Suedinë dhe për këtë arsye ishte më e lehtë se në ditët e kaluara. Gjithsesi, ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besoj se jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin në miqësoren me Suedinë.
Ismet Lushaku: Prej që kam qenë i vogël kam ëndërruar të jem pjesë e Kombëtares. Jam gëzuar shumë kur jam përfshirë në Kombëtaren U21, derisa ftesa e përzgjedhësit Challandes për këtë ndeshje ka qenë diçka e jashtëzakonshme për këtë fillimviti. Shpresoj se me punë dhe angazhim do të me jepet sërish mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares A. Sa i përket përgatitjeve ato kanë shkuar mirë dhe krejt ekipi e ka dhënë maksimumin gjatë këtyre tri ditëve. Besoj që nëse japim 100 përqindshin në fushë do të kemi të fitojmë kundër suedezëve.
Lirim Kastrati: Është kënaqësi të luash për Kosovën, pa marrë parasysh nëse luan me Kombëtaren U21 apo Kombëtaren A, thjesht kur e vesh këtë fanellë e përfaqëson shtetin dhe duhet dhënë maksimumi. Të gjithë lojtarët e kemi punuar shumë gjatë këtyre tri ditëve dhe tash i mbetet trajnerit të vendosë për lojtarët me të cilët do të startojë kundër Suedisë. Në bazë të përgatitjeve që kemi bërë pres që të kemi rezultat të mirë. Sidoqoftë, kjo ndeshje është një test i mirë pasi secili prej nesh ka për të treguar diçka para përzgjedhësit Challandes, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti pret nxënësit fitues të 16 medaljeve në Olimpiadën NEO në SHBA Kurti mirëpret nxënësit e Kosovës që fituan 16 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencës NEO në... -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Belgjikë
U qëllua për vdekje, humb jetën shqiptari pas të shtënave me armë zjarri në Belgjikë -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale ndryshon rregullat për tatimin mbi fitimet nga pronat në Zvicër Gjykata Federale e Zvicrës vendosi se tatimi mbi fitimet nga shitja e pronave nuk mund të... -
Chair Airlines “ateron” në shinat e trameve të Cyrihut -
Valais ndan 10 milionë franga për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana dhe familjet e tyre -
Pesticide janë gjetur në 63% të ushqimit zviceran -
Këshilli i Kantonit të Lucernës liberalizon orarin e hapjes së dyqaneve













