Autotech

“Dark Mode” më në fund arrin edhe në WhatsApp

Shërbimi për komunikim WhatsApp ka vendosur opsionin “dark mode” në aplikacionin e tij për iPhone dhe për telefonat me Android.

Ky opsion, siç dihet tashmë, mundëson që të errësohet ekrani – diçka shumë e përshtatshme për orët e natës.

Një opsion i tillë mundëson zvoglëlimin e tendosjes së syve, por edhe kursimin e baterisë.

Pamja e re e aplikacionit për komunikim me tekst dhe me zë tani është e ngjashme me rivalët e saj.

Për të aktivizuar modalitetin e errët në WhatsApp në një iPhone, përdoruesit duhet të kenë të instaluar iOS 13, sepse errësimi mund të arrihet vetëm kur aktivizohet nga “Settings” në telefon.

Facebook, i cili e zotëron WhatsApp’in, më herët e ka sjellë këtë opsion edhe për Messenger dhe Instagram. Pritet që edhe vetë Facebook ta përqafojë modalitetin e errët në të ardhmen e afërt, përcjell Albinfo.ch