Lajme
Dauti, Aligega dhe Beluli, “zviceranët” që garojnë për deputetë në Maqedoni
Tre shqiptarët që jetojnë dhe punojnë me vite në Zvicër do të garojnë për të qenë deputet që Maqedonisë për Evropë
BDI-ja e Ali Ahmetit ka nominuar për deputet të Evropës biznesmenin nga Gostivari, Ismail Beluli, që jeton në Zvicër. Po ashtu edhe DR-ja e Imer Selmanit dje bëri të ditur se ka zgjedhur biznesmenin strugan Kujtim Aligega për të qenë deputet.
Ndërsa, së fundi, sot, PDSH-ja e Menduh Thaçit do të dal me kandidat të saj për Evropë. Kjo parti shpreson në Xhemal Dautin, tetovarin që jeton dhe punon me vite në Zvicër.
BDI ka kandidat edhe për SHBA. Atje e ka nominuar dibranin Ramazan Skara, i cili do ta ketë vështirë të fitojë, ngase atje është përfshirë diaspora maqedonase që jeton edhe në Kanada, që është në masë të konsiderueshme.
Sot Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSZH), Boris Kondarko ka konfirmuar se mbrëmë deri në mesnatë, kur edhe ka përfunduar afati ligjor për paraqitjen e qytetarëve të Maqedonisë që jetojnë në diasporë, për të votuar janë paraqitur 4.771 veta.
“Ky numër nuk është definitive pasi që të gjithë të dhënat e votuesve nga diaspora do të përpunohen”, ka thënë Kondarko.
Sipas KSHZ-së, në njësinë e 7 zgjedhore, e cila përfshinë Evropën, janë paraqitur 2901 qytetarë , ndërsa në njësinë e 8 zgjedhore në të cilën përfshihet SHBA-të dhe Kanadanë – 1106 votues, dhe në njësinë e 9 zgjedhore, respektivisht në Australi vetëm 764 qytetarë, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në votime.
Në bazë të Kodit Zgjedhor për t’u zgjedhur deputetë nga diaspora në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 5 qershorit kandidati duhet të merr dy për qind nga votat e qytetarëve të cilët janë paraqitur se do të dalin në votime.
Sipas këtyre të dhënave, deputeti nga Australia mund të zgjidhet vetëm në rast se për kandidatin kanë votuar 15 votues.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











