Sport
De Biasi: Mustafi nuk deshi të luajë për Shqipërinë
E përditshmja gjermane, “express.de”, ka zhvilluar një intervistë me përzgjedhësin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, ku flet për shumëçka.
Italiani rrëfehet sesi realizoi ëndrrën e shqiptarëve për t’u kualifikuar në “Euro 2016”.
“Ne kishim një grup shumë të vështirë, por në futboll nuk i dihet asnjëherë. E filluam mirë dhe pastaj morëm edhe pikë tjera. Tashmë kemi një grup shumë të fortë në Francë, por kurrë mos thuaj kurrë.
Ndaj Zvicrës do të jetë si derbi, sidomos për vëllezërit Xhaka”, ka thënë De Biasi, i cili flet edhe për Shkodran Mustafin.
“Do ju sqaroj diçka. Unë kam folur me Mustafin. Para aktivizimit të tij me Gjermaninë. E pyeta atë: Dëshironi të luani më mirë për atdheun tuaj? Ai mu përgjigj: ‘Trajner, unë nuk flas as shqip. Jam kapiten i Gjermani U21. Unë do vijoj më tej për Gjermaninë. Ishte vendim i drejtë – ai u bë kampion botëror”, u shpreh De Biasi, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror,... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos
Jeta në Zvicër
-
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike Arsyeja: Rregulloret e rishikuara plotësisht të sigurisë nga zjarri nuk pritet të hyjnë në fuqi deri... -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026? -
Qeveria federale po ofron gjithnjë e më shumë ndihmë në rast të vdekjeve jashtë vendit











