Lajme
Gjermania dëbon edhe 69 refugjatë kosovarë
Të martën nga aeroporti i Badenit në Karlsruhe është bërë dëbimi në Kosovë i 69 refugjatëve kosovarë. Me këtë rast është zhvilluar një protestë. Aksioni i dëbimit është zhvilluar në orët mëngjesit ndërsa protesta në natën në mes të të hënës dhe të martës.
Bëhet fjalë për grumbullimin e rreth 40 vetave për të protestuar para qendrës së landit për pranim të azilkërkuesve. Protesta është neutralizuar nga policia kështu që dëbimi ka rrjedhur pa incidente. Protestuesit ishin grumbulluar rreth mesnatës së të hënës para dyerve të qendrës së përmendur dhe kishin bllokuar hyrjen, ka thënë për mediet gjermane një zëdhënës i policisë.
Zyrtarët policorë i kanë paralajmëruar ata që të largohen por pa sukses. Në fund policët kanë ndërhyrë për ta liruar hyrjen, duke i larguar demonstruesit nga ajo.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm














