Shkurt.ch
Decodex: Këshilla për të vlerësuar informacionet që qarkullojnë në internet
Decodex shërben me disa mjete për të kontrolluar dhe vlerësuar informacionet e marra në internet. Por gjithashtu, albinfo.ch ofron disa metoda për t’ ju mundësuar të krijoni mendimin tuaj rreth artikujve që mund t’i lexoni në internet.
Gazeta frankofone “Le Monde” ka nisur projektin e saj Decodex për të luftuar kundër shpërndarjes së informacioneve të rreme.
Fryt i një pune njëvjeçare, Decodex ka nisur veprimin në fillim të shkurtit 2017 nga gazeta “Le Monde” dhe është një mjet që ka për qëllim të luftojë kundër informacioneve të rreme që përhapen dhe për të ndihmuar përdoruesit e internetit që të gjejnë rrugën e tyre në xhunglën e faqeve prodhuese ose shpërndarës së informacioneve. Decodex tregon nëse një medie citon burimet e veta dhe nëse i kontrollon të dhënat që boton. Nëse një faqe prodhon dhe përhap informacione të rreme, nëse ajo është militante pa përmendur përkatësinë e saj politike. Pra, para se të vendosni të shkëmbeni një informacion, ju keni mjete të ndryshme që janë në dispozicionin tuaj për të vlerësuar besueshmërinë e lajmit të dhënë.
– Një zgjerim Chrome (shkarko këtu) dhe Firefox (shkarko këtu) që ju tregon në kohë reale gjatë navigacionit tuaj, në qoftë se vendi ku është botuar një lajm është i besueshëm ose, më mirë, në qoftë se ai rregullisht shpërndan informacione të rreme;
– Një motor kërkimi në faqen e internetit te “Le Monde” (kliko këtu për qasje) për të kontrolluar besueshmërinë e faqes;
– Një “bot Facebook”, kur ju flisni me dekoderët në dritaren e chat-it ose në aplikacionin Facebook Messenger, robot që ndihmon verifikimin e informacionit (klikoni këtu për të hyrë);
– Artikuj pedagogjikë, veçanërisht për mësuesit (klikoni këtu për të hyrë): aty ju mund të gjeni këshilla për të bërë dallimin në mes të informacionit dhe një burimi të informacionit, këshilla për të kontrolluar informacionin, një imazh apo një video që qarkullon në internet, etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit












