Lajme
Del Ponte dëshiron të hetojë për organet në Kosovë
"Mua do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. E njoh dosjen mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë"
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, në një intervistë për të përditshmes zvicerane Neue Zürcher Zeitung, ka thënë se do të dëshironte të hetojë akuzat për tregti me organe njerëzore në Kosovë.
E pyetur se çfarë duhet të ndodhë tashti, pas publikimit të raportit të Dick Martyt, ajo ka thënë se “duhet të formohet një institucion i pavarur ndërkombëtar i cili do të duhej të jetë përgjegjës për hetime dhe mbrojtje të dëshmitarëve”.
“Mua personalisht do të më interesonte që t’i merrja përsipër hetimet në Kosovë. Mirëpo e shoh që për këtë gjë nuk ka menduar askush. E njoh dosjen në fjalë mirë dhe lidhjet dhe kjo do të mund të bëhej shpejtë. Do të shohim se a ka vullnet politik për këtë gjë. BE-ja duhet të veprojë dhe amerikanët duhet të ndihmojnë”, ka thënë Del Ponte.
Del Ponte i ka thënë gazetës së njohur zvicerane që përkundër faktit që ajo shërbeu si diplomate, me “zemër” ka mbetur “prokurore”.
Ndërsa e pyetur rreth raportit të Martyt për tregtinë me organe, raport ky i iniciuar pikërisht nga libri i saj, Del Ponte pranon se “natyrisht që kemi patur pak dëshmi për një aktakuzë, por indikacionet ishin serioze”.
“Unë i kam përmendur faktet për organet në libër në mënyrë që dikush të fillojë të hetojë ato që ne nuk kishim mundur t’i hetonim. Mirëpo ka patur edhe krime tjera në të cilat ne jemi penguar që të hetojmë”, thekson ajo..
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










