Lajme
Del Ponte: Jam e gatshme për hetime rreth tregtisë me organe
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte publikisht ka bërë të ditur se është e gatshme të marr përsipër të drejtojë një hetim të pavarur për tregti me organe njerëzore në Kosovë, të cilin hetim, sipas saj, do ta kryente një ekip i posaçëm i Këshillit të Sigurimit të OKB.
Gjatë një interviste për gazetën Blic, Del Ponte ka thënë se i di faktet që lidhen me pohimet për tregti të organeve njerëzore në Kosovë gjatë vitit dhe se i njeh njoh njerëzit e përfshirë në rast, ndërsa thirret edhe në eksperiencën e saj.
Del Ponte ka thënë se iniciativa e Serbisë në OKB duhet të përkrahet dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon mund të luajë rol të rëndësishëm këtu.
“Dick Marty më ka ftuar në takimi për shkak të këtij rasti dhe i kam thënë se gjithçka që mund të bëj në fazën preliminare në hetim dhe se në Tribunalin e Hagës nëpërmjet zyrës së kryeprokurorit kryesor mund të gjinden të gjitha dëshmitë që i kemi grumbulluar dhe t’i shfrytëzojmë në përpilimin e raportit. Por, në përpilimin e raportit nuk kam marrë pjesë”, ka thënë Del Ponte.
Sipas saj, tash shumë njerëz duan një hetim të pavarur, ndërkohë Tribunali i Hagës ka shkatërruar 400 prova që kanë të bëjnë rreth dyshimeve për trafikimin me organe njerëzore që kanë grumbulluar në vitin 2004.
“Nuk kam ditur asgjë për shkatërrimin e provave, edhe Dick Martyt i kam thënë që të shkojë në Hagë dhe të shikojë gjithçka që kemi arritur të grumbullojmë në hetimin e iniciuar”, ka thënë ish-ambasadorja e Zvicrës në Argjentinë
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











