Lajme
Dell dhe Feith nuk i bindën partitë për presidenti, kriza institucionale vazhdon
Të kota ishin tentimet e ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe shefit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Piter Feith për të bindur drejtuesit e tri partive politike për të dalu nga ngërci politik lidhur me zgjedhjen e presidenti të ri, mëson Albinfo nga burime të pavarura.
Në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, gjatë një takimi disaorësh nuk është arritur pajtim midis kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, kreyt të LDK-së, Isa Mustafa, si dhe liderit të dorëhequr të AKR-së, Behgjet Pacolli, për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike në Kosovë, që po mbretëron tash e sa ditë.
Mësohet se liderët e dy partive më të mëdha në vend – PDK dhe LDK, dhe kandidati I vetëm I deritanishëm për president, Behgjet Pacolli, kanë zhvilluar biseda në përpjekje për të gjetur një konsensus të përbashkët për daljen nga kriza që ka shkaktuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit të vendit.
Pas takimit te ambasadori Dell, Thaci dhe Mustafa kanë shkuar te ndërtesa e ICO-së, që gjendet në të njëjtën lagje në Prishtinë. Por, si duket, edhe ky takim ka rezultuar pa sukses.
Ndërkohë është mbledhur Kryesia e PDK-së, ku po debaton rreth situatës së krijuar rreth mungesës së konsensusit për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe harmonizimin e qëndrimeve me partnerin e koalicionit – AKR-në. Priret që PDK-ja të dal me qëndrim nëse do të përkrahë Pacollin ose ndonjë kandidat tjetër që do të propozohet nga opozita, në këtë rast nga LDK-ja.
Ndërsa, pas këtyre takime, AKR-ja doli me një komunikatë për media, ku ka vlerësuar se Kosova është në një krizë institucionale, e cila kërkon angazhim dhe përkushtim të të gjithëve për tejkalimin e saj.
“AKR vlerëson se debatet për emrin e presidentit, janë pjesë e lojërave politike, dhe jo kundërshtime thelbësore mbi të. AKR-ja bën thirrje që të zhvillohen kontakte të mëtejshme midis partive politike parlamentare për të dalë nga kriza”, thuhet në njoftim.
Iniciativa e djeshme për takimin midis Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, me ndërmjetësimin e Behgjet Pacolli, sipas AKR-së, duhet të jetë vetëm hapi i parë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje politike që përfshin ligjin zgjedhor, ndryshimet e Kushtetutës, etj.
Dy partitë tjera opozitare – Vetëvendosje dhe AAK kushtëzojnë pjesëmarrjen në seancën e zgjedhjes së presidentit, me gjetjen e një personaliteti konsensual për president dhe me organizimin e zgjedhjeve pas një viti, mirëpo me kushte të tilla nuk pajtohen partnerët e koalicionit, të cilët tashmë janë pajtuar me rikandidimin e Behgjet Pacollit.
Nesër përfaqësuesit e partive politike do të takohen me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi në tentim për të tejkaluar krizën e zgjedhjes së presidentit të ri.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











