Lajme
Dell: Nuk jam përgjegjës për zgjedhjen e Pacollit
Dell: "Personi më përgjegjësi pse Behgjet Pacolli është president sot, është duke ndenjur në qelinë e burgut në Hagë"
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell, ka deklaruar se Ramush Haradinaj është personi më “përgjegjës” për zgjedhjen e Behxhet Pacollit President. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dell ka mohuar të ketë pasur ndonjë rol në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
“Unë nuk kam pasur asnjë rol në zgjedhjen e presidentit. Mendoj se personi që mbase është më përgjegjësi pse Behgjet Pacolli është president sot, është duke ndenjur në qelinë e burgut në Hagë. Fakti që AAK-ja për arsye të veta zgjodhi të mos i bashkohet koalicionit qeverisës, e bëri pothuajse të pashmangshme që president u bë Behxhet Pacolli”, ka thënë Dell.
Duke folur rreth reagimeve të opozitës pas zgjedhjes së Pacollit për president, Dell thotë se nuk i takon atij që të flasë rreth çështjeve kushtetuese dhe nëse ka ndonjë problem në këtë drejtim, atëherë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që vendos për këtë çështje.
“Opozita do t’i bënte nder vetes dhe Kosovës nëse vëmendjen e përqendron më pak te loja me fjalë për procedurat, e më shumë te sfidat e vërteta, me të cilat ky shtet duhet të përballet: sundimi i ligjit, korrupsioni, zhvillimi ekonomik dhe prodhimi, krijimi i vendeve të punës për njerëzit, kujdes më të mirë shëndetësor për të moshuarit, arsimi për fëmijët e Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan.
Ambasadori amerikan shprehet i kënaqur me formimin e një qeveri me “duar të pastra”, ashtu sikur kishte bërë thirrje vazhdimisht.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla












