Lajme
Dell: Organizimi i zgjedhjeve në Kosovë dëmton edhe Serbinë
"Ne nuk do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve të tilla. Por, unë mendoj se ne nuk do të vijmë në këtë situatë"
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka paralajmëruar Serbinë që të mos provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë,
Sipas tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 12 44, por edhe do t’i shkaktonte dëm afatgjatë interesave të Serbisë.
“Nëse përpiqet të organizohen zgjedhjet, mendoj se fillimisht do të hedhim poshtë legalitetin e atyre zgjedhjeve. Ne nuk do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve të tilla. Por, unë mendoj se ne nuk do të vijmë në këtë situatë.
Autoritetet në Beograd duhet të kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare është shumë serioze kur thotë se nëse lejohet të lëvizë përpara me zgjedhjet, kjo do të jetë i dëmshëm për interesat e Serbisë”, tha ambasadori Dell, në një intervistë për rrjetin e kanaleve televizive serbe në Kosovë, të cilën e citon “Vestionline”.
Duke komentuar protestën e Lëvizjes “Vetëvendosje”, lidhur me marrëveshjen e arritur për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale, Dell, ka deklaruar se kjo lëvizje në shumë forma më tepër është në linjë me Serbinë, sesa me Kosovën.
Ai e ka vlerësuar se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës është e dobishme për dy shtetet, por me të cilën, sipas tij, Kosova ka fituar shumë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











