Lajme
Dell: Veriu mund të jetë në agjendë sivjet
Dell megjithatë ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie
Ambasadori amerikan Christopher Dell nuk ka përjashtuar mundësinë që këtë vit të fillojë dialogu për zgjidhjen e problemit të veriut.
Ai i ka thënë RTK-së se një vështrim më serioz i situatës në veri gjithsesi do të ndodhë para se zgjedhjet e reja të ndodhin edhe në Kosovë. Kjo sipas tij, varet edhe nga ajo se çfarë qeverie do të ketë në Serbi.
Dell megjithatë ka përjashtuar mundësinë e zgjidhjes së problemit përmes ndonjë statusi special, apo ndonjë lloj tjetër autonomie. Qeveria e Kosovës, por edhe Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin zgjidhje të tilla.
E tëra çfarë mund të bëhet është fillimi i një dialogu midis Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që jetojnë në veri për kushtet e tyre të jetë në mënyrë që ata ta ndijën vetëm sa më mirë në Republikë e Kosovës.
Ky dialog nuk është mbajtur për 13 vjet me radhë, sepse këtë nuk e kanë dashur elementet kriminale që janë në veri. Ai ka deklaruar se në këtë drejtim Qeveria e Kosovës do ta ketë edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, në radhë të parë të Shteteve të Bashkuara./albinfo&rtk/
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











