Lajme
Demarkacioni, pas disa muajve, bashkon liderët kosovarë
Ky takim, ashtu siç ishte pritur, duket se nuk do të sjelle asgjë konkrete, pasi opozita nuk po lëvizë nga qëndrimet e veta. Madje kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka braktisur takimin
Për herë të parë, pas ndarjes së koalicionit VLAN (Vetëvendosje, LDK-AAK dhe NISMA) në dhjetor 20114, koalicioni qeverisës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa dhe njëherësh kryetari i LDK-së, është takuar me liderët e partitë opozitare për zgjidhjen e problemit të Demarkacionit me Malin e Zi.
Ky takim, ashtu siç ishte pritur, duket se nuk do të sjelle asgjë konkrete, pasi opozita nuk po lëvizë nga qëndrimet e veta. Madje kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka braktisur takimin. Opozita po kërkon qe demarkacioni si marrëveshje aktuale, të kthehet në pikën zero dhe të formohet një komision i ri për të caktuar pikat e reja të kufirit.
Në takimin sotëm, që është i pari pas më shumë se një viti muajve, takimi po mbahet në hotelin ‘Swiss Diamond’, në Prishtinë, që është pronë e ish presidentit dhe biznesmenit Behgjet Pacolli.
Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët, përveç Fatmir Limajt, partia e të cilit po përfaqësohet nga Jakup Krasniqi. Por Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin. Kur është pyetur nëse ka pasur përafrim të qëndrimeve është shprehur se Isa Mustafa në takim ka folur sikur Murat Meha para një viti dhe e ka lëshuar takimin, pasi siç ka thënë nuk ka mundur ta durojë Mustafën.
Në këtë takim janë të pranishëm kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën.
Demarkacioni me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën. Përfaqësuesit e BE-së, disa herë kanë thënë se pa demarkacion nuk ka integrim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













