Bota
Dëmet nga i ftohti i madh në Evropë
Shiu i madh në Gjermani, Francë dhe Holandë ka shkaktuar përsëri vërshime në rajon, të cilat kanë vazhduar në dy javët e fundit
Acari i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe borë kanë shkaktuar rrëmujë nëpër vendet nordike të enjten, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në veturat e tyre në autostrada.
Ndërkohë, shiu i madh në Gjermani, Francë dhe Holandë ka shkaktuar përsëri vërshime në rajon, të cilat kanë vazhduar në dy javët e fundit. Në Francë u raportua për një person të vdekur, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Acari shkaktoi pengesa në transport nëpër vendet e rajonit nordik, ku u raportua për kaos në trafik, si pasojë e mbylljes së pjesëve të autostradave dhe rrugëve kryesore. U raportua po ashtu edhe për telashe në shërbimet hekurudhore.
Rreth 4.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në Suedi, ku temperaturat ranë minus 38 gradë celsius, sipas radios publike të Suedisë. Në pjesët jugore të vendit, shoferët mbetën të ngujuar në automjetet e tyre, ose u evakuuan në një kompleks të afërt sportiv, ku e kaluan natën.
Në Danimarkë, policia u bëri thirrje shoferëve t’i shmangin udhëtimet e panevojshme, pasi era dhe bora kapluan pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.
Në Lapland, komunë e Enonetekios në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, u shënua temperatura më e ulët në këtë vend e këtij dimri të enjten, minus 42.5 gradë celsius.
Meteorologët kanë parashikuar temperatura edhe më të ulëta gjatë javës në vazhdim, raporton REL. Në Gjermani, shiu u madh u rikthye në rajonet të cilat u përballën me vërshime të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit. Kancelari Olaf Scholz planifikoi të enjten ta bëjë vizitën e dytë brenda javës në qytetin jugor, Sangerhausen, në jug të vendit.
Pas disa ditëve reshje shiu, disa qytete në veri të Francës u vërshuan nga uji. Qindra njerëz janë evakuuar në ditët e fundit. Kjo zonë ishte goditur nga vërshimet edhe në nëntor dhe dhjetor.
Një burrë 73-vjeçar u gjet i vdekur në veturën e tij gjysmë të fundosur pranë qytetit Nantes, njoftuan autoritetet franceze. Ai ishte raportuar i zhdukur, pasi ishte larguar nga shtëpia për të blerë bukë dhe nuk ishte kthyer.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











