Shkurt.ch
Dënohet boshnjaku për propagandë islamike
Ai, siç ka konstatuar Prokuroria Federale, kishte bërë propagandë për predikues islamikë nga vendi i tij i prejardhjes dhe për organizata terroriste
Një qytetar i Bazelit, me prejardhje nga Bosnja është dënuar me gjashtë muaj burg me kusht dhe me gjobë prej 8000 frangash për veprën penale propagandë islamike.
Ai, siç ka konstatuar Prokuroria Federale, kishte bërë propagandë për predikues islamikë nga vendi i tij i prejardhjes dhe për organizata terroriste. Fjala është për organizatat e shpallura si të tilla ISIS dhe Al-Nusra-Front, shkruan gazeta “NZZ sm Sonntag”.
Këtë veprimtari ai e ka ushtruar gjatë periudhës 2009-2014, përmes një faqeje interneti që e bashkëfinanconte dhe përmes cd-ve që i shpërndante, transmeton albinfo.ch. Policia ka gjetur te ai edhe përmbajtje pornografike.
Personi në fjalë është shprehur i penduar dhe ka deklaruar se ka hequr dorë nga idetë islamike, shkruan gazeta duke iu referuar njerëzve të afërm me të përmendurin.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













