Kosova
Dënohet me 5 vjet burg shtetasi i Kosovës që ishte pjesë e ISIS-it
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim një shtetas të Kosovës për pjesëmarrje në luftën në Siri.
Gjykata vlerësoi se i akuzuari Y.B, u gjet fajtor për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, por ka hedhur poshtë akuzën për “Lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit”.
Sipas njoftimit, Y.B, më 2013, kishte udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për në Turqi dhe më pas drejt Sirisë, “dhe ka ka filluar ushtrimet ushtarake më qëllim që të marrë pjesë në luftime në kuadër të organizatës terroriste Abal-al-Nusra ‘Daela-Islamia’, e cila më vonë është njohur si grupi militant Shteti Islamik”.
Ai, sipas gjykatës, kishte qëndruar në Siri deri më 28 maj 2022, kur është kthyer në Kosovë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













