Sport
Dënohet skuadra shqiptare për kurdisje të ndeshjeve
Kampionët e Shqipërisë deklarohen të papërshtatshëm për të marrë pjesë në kompeticionin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016-2017, pas hetimeve të kryera mbi akuzat për trukim ndeshjesh
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Lozanë të Zvicrës ka refuzuar apelimin e bërë nga klubi sportiv i Skënderbeut, kampion i Shqipërisë, në lidhje me vendimin e dhënë prej trupës së Apelit të UEFA-s më 1 qershor, shkruan albinfo.ch.
Sipas atij vendimi, kampionët e Shqipërisë deklarohen të papërshtatshëm për të marrë pjesë në kompeticionin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2016-2017, pas hetimeve të kryera mbi akuzat për trukim ndeshjesh.
Skënderbeu pretendonte që vendimi i CAS-it të përmbyste vendimin e UEFA-s dhe ta deklaronte klubin korçar të gatshëm për të garuar në Ligën e Kampionëve e këtij viti, por pa mundur të sigurojnë një vendim pozitiv.
Palët e përfshira në këtë proces kishin rënë dakord të zgjeronin procedurat e Arbitrazhit, me një seancë dëgjimore më 4 korrik në Lozanë. Por, apeli i palës korçare është refuzuar nga paneli i CAS-it, duke konfirmuar vendimin e 1 qershorit nga UEFA.
Ndërkohë, pritet që Arbitrazhi të njoftojë palët e interesuara mbi këtë çështje brenda pak javësh, teksa vendimi do të publikohet edhe në faqen e internetit të CAS-it.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










