Kosova
DASH: Të shmangen provokimet, t’u kthehet bisedimeve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të përkrahin dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit, në një deklaratë për Zërin e Amerikës, me rastin e anulimit të takimit të liderëve nga Kosova dhe Serbia, i cili ishte paraparë të mbahet më 1 korrik në Paris.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Shtetit, theksohet që “Beogradi dhe Prishtina duhet të largojnë pengesat, t’i shmangin provokimet dhe t’u kthehen bisedimeve”.
“Ne jemi të gatshëm që t’i dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë të dyja palët dhe BE-në, si ndërmjetësuese, që të gjejnë zgjidhje, për të cilën do të pajtohen të gjithë”, kanë thënë nga Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkaq, senatori Ron Johnson, kryesues i nënkëshillit për Evropë dhe bashkëpunim për siguri rajonale, në Këshillin e Senatit për Punë të Jashtme ka thënë se është “dëshpëruar që takimi në Paris ndoshta nuk do të mbahet”.
“Arritja sa më parë e marrëveshjes do t’i kontribuonte stabilitetit të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit. Shpresoj që liderët në Beograd dhe Prishtinë të takohen së shpejti, të vazhdojnë bisedimet dhe të vazhdojnë të punojnë për arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Johnson.
Takimi në Paris, i paralajmëruar për 1 korrik, në të cilin është dashur që të takohen përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, është shtyrë për afat të pacaktuar.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 Hekurudha Federale Zvicerane (SBB) po zvogëlon gradualisht numrin e koshave të plehrave pranë vendeve të uljes... -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane













