Lajme
Deputetët i hapin rrugë hetimeve për akuzat e Dick Martyt
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me konsensus të plotë, 127 vota për dhe asnjë kundër, ligjin që i njeh EULEX-it në Kosovë autoritetin për të zhvilluar hetime edhe në Shqipëri, lidhur me akuzat e politikanit zviceran, njëkohësisht raportues në Këshillin e Evropës, Dick Marty, rreth dyshimeve për trafikim organesh dhe ekzistencë të varrezave masive në territorin shqiptar.
Marty i referohet periudhës 1998-1999, duke pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë periudhës së konfliktit, ka mbajtur brenda territorit të Shqipërisë civilë me kombësi serbe, të cilëve pas vrasjes u janë tregtuar organet.
Përpara votimit, deputeti demokrat Viktor Gumi, në cilësinë e raportuesit të projektligjit në Kuvend, ka deklaruar se drafti i propozuar në qeveri ka aprovimin e të gjithë aktoreve, përfshirë këtu dhe ata politikë, duke paralajmëruar kështu miratimin unanim të tij, raportojnë mediat e Tiranës.
Qeveria shqiptare dhe aktorët politikë të të dyja krahëve janë shprehur të hapur për hetim ndërkombëtar, ndonëse janë të bindur në pavërtetësinë e këtyre akuzave.
Në deklarimin e tij gjatë prezantimit të këtij ligji, kryeministri shqiptar, Sali Berisha pati thënë se Marty është i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare, dhe se kjo frymë është paraqitur edhe në raportin e tij, që sipas Berishës, nuk mbështetet në asnjë fakt.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 Çmimet e transportit publik në Zvicër do të rriten sërish në fund të vitit 2026, tre... -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë -
Kush janë super të pasurit në Zvicër? -
Rrugët më të sigurta në Gjenevë











