Kosova
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë
Deputeti kanadez Kyle Seeback uron Kosovën për 18-vjetorin e pavarësisë
Deputeti kanadez, Kyle Seeback, ka përcjellë një mesazh urimi për Kosovën në prag të 18-vjetorit të pavarësisë, duke theksuar lidhjen e veçantë personale dhe institucionale që ka me vendin, transmeton albinfo.ch.
Ai ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kanadajas dhe Kosovës, duke rikujtuar se Kanadaja ishte ndër shtetet e para që njohu pavarësinë e saj. Seeback u shpreh krenar për këtë partneritet dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Deputeti kanadez ndau edhe detaje nga lidhja e tij familjare me Kosovën, duke treguar se bashkëshortja e tij është me origjinë nga vendi dhe se një pjesë të muajit të mjaltit e kanë kaluar atje. Ai tha se gjatë qëndrimit ka pasur mundësi të njohë nga afër kulturën dhe traditat e pasura kosovare, si dhe gastronominë vendase.
Seeback veçoi mikpritjen dhe krenarinë e qytetarëve për vendin e tyre, ndërsa rekomandoi për vizitorët që të ndalojnë në Rahovec, duke e cilësuar makiaton që kishte provuar atje si një ndër më të mirat që ka shijuar ndonjëherë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se djalin e tij e kanë quajtur William Kastriot Seeback, emër i frymëzuar nga figura e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të cilin e përshkroi si simbol të guximit dhe luftës për pavarësi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni Gjatë festave të Pashkëve, trafiku drejt jugut në Kalimin e Gotthard-it pritet të jetë i rëndë,... -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale











