Kosova
Deputetit të Kosovës i konfiskohet pasaporta
Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Nisma, Milaim Zeka do të qëndrojë për një muaj arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan albinfo.ch.
Ai u arrestua një ditë më parë për dyshimet për përfshirje në skandalin me viza pune në Gjermani. Zeka ka mohuar se është i përfshirë në këtë skandal, ku akuzohet edhe për fshehje të tatimit.
Me këtë rast, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se deputetit Zeka i është konfiskuar edhe pasaporta.
“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së, sot ka mbajtur seancën dëgjimore me ç’rast kundër të pandehurit M. Z. është caktuar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 16.10.2017 deri me datë 16.11.2017. Të pandehurit M. Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta. Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, avokati i Zekës ka thënë se do të ankohet në këtë vendim.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










