CH-Ballkani
Der Standard: Në Bosnjë luftohet selefizmi, Austria duhet të luftojë më tepër këtë rrymë
Bosnja po lufton maksimalisht interpretimet përjashtuese të islamit dhe ka ndaluar ndërtimin e xhamive nga Arabia Saudite prej dhjetë vjetësh. Qendra e selefistëve boshnjakë është Austria,.
Grupet radikale në Bosnjë janë të pakta, por jo për t’u neglizhuar. Bashkësia Fetare Islame e Bosnjës është e rrymës hanefite, që nga koha austro-hungareze, megjithatë ajo ka konkurrencë nga teologët pa fundament teologjik si selefistët dhe predikuesit online në Youtube, por edhe nga rrymat tjera islame si Millî Görüş, shia iranianë ose sulejmanxhinjtë turk, shkruan “Der Standard”.
Edhepse sipas një ankete 70 përqind e banorëve të Bosnjës janë për mbylljen e gjithë rrymave fetare, jashtë atyre zyrtare dhe të njohura me ligj, frika ekziston nga investitorët arabë.
“Boshnjakët janë më pro-perëndimorë se grupet tjera etnike – kroatët dhe serbët. Investitorët arabë dhe rritja e turizmit nga hapësirat e shteteve arabe kanë futur frikën se përmes parave të tyre financohet selefizmi. Der Standard ka zbuluar se investitori kryesor në Bosnjë është Rusia, ndjekur nga Austria dhe Kroacia. Kuvajti është në vendin e pestë me rreth 24 milion euro, në vendin e nëntë Emiratet me 12.3 milion euro – vendet tjera arabe nuk janë në Top 10,” përcjell albinfo.ch. “Për krahasim në 2015 rënditja ishte si vijon: investitori më i madh ishte Kroacia, ndjekur nga Hollanda, Italia. Turqia ndodhej në vend të pestë me 28,6 milionë euro ndërsa Kuvajti në vendin e tetë me 15,6 milionë euro.”
Kritika në drejtim të Austrisë
Më tej e majta austriake dyshon se përmes turistëve arabë përhapet selefizmi, të cilët kanë blerë shumë pasuri të patundshme. Megjithatë kështu nuk mendon teologu nga Fakulteti i Shkencave Islame në Sarajevë, Nedim Begovic.
“Diskurisi selefist është prodhuar nga muslimanët boshnjakë, të cilët kanë studiuar jashtë shtetit, por jo nga të huajt,” tha ai për “Der Standard”
Bosnja po lufton maksimalisht interpretimet përjashtuese të islamit dhe ka ndaluar ndërtimin e xhamive nga Arabia Saudite prej dhjetë vjetësh.
“Qendra e pararëndësve të selefistëve është në Austri, thuhet prej vitesh në Bosnjë. Nuk mund të kuptojmë, pse autoritetet austriake nuk luftojnë më tepër ata,” shkruan në fund e përditshmja austriake.
E-Diaspora
-
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar Sipas të dhënave nga 25 përfaqësi diplomatike, KQZ-ja thotë se nga 19,187 votues të regjistruar, kanë... -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ja pse Gjeneva paguan më shumë për barazimin financiar në vitin 2026 Gjeneva është kantoni më i madh donator brenda Barazimit Financiar Kombëtar për herë të parë. Vitin... -
Mbi 70% e votuesve kanë dalë deri në orën 17:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri










