Lajme
Deri më tani, s’ka kosovarë të lënduar në Nice
Deri më tani nuk ka informacione për kosovarë të prekur, por ende po vazhdon procesi i analizimit të sulmit dhe verifikimit të identitetit të viktimave. Numri i telefonit të MPJ-së për informata është (+33 6 03 33 03 18)
Deri më tani nuk është raportuar për asnjë kosovar i vdekur apo i lënduar në sulmin e së enjtes mbrëma në Nice të Francës. Kështu ka njoftuar Ministria e Jashtme e Republikës së Kosovës, e cika ka shprehur ngushëllime, solidarizimin dhe përkrahjen për qeverinë franceze, për popullin e saj dhe për familjet e viktimave.
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet që janë kundër njerëzimit, lirisë dhe vlerave të demokracisë. Shpreh solidarizimin tim me familjet e viktimave. Republika e Kosovës ashtu si edhe më parë, do të qëndrojë përkrah Francës në këto ditë të vështira sikurse kjo”, ka ngushëlluar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Sipas një njoftimi për media, që nga momenti i sulmit terrorist në Nice, Ambasada e Kosovës në Paris ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze të sigurisë për t’u informuar në detaje nëse nga ky shpërthim ka të prekur shtetas kosovarë. Për këtë qëllim Ambasada në Paris ka vënë në dispozicion një numër emergjent për shtetasit kosovarë për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje.
“Deri më tani nuk ka informacione për kosovarë të prekur, por ende po vazhdon procesi i analizimit të sulmit dhe verifikimit të identitetit të viktimave. Zyra për Komunikim e MPJ-së do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet. Numri i telefonit është: (+33 6 03 33 03 18)”, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast, Ministra e Punëve të Jashtme gjithashtu u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i informojnë familjet e tyre për gjendjen e tyre aktuale, “ndërsa shërbimi diplomatik dhe konsullor i Republikës së Kosovës në Paris do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 Turizmi i Zvicrës pret një vit rekord për qëndrimet me netë nga mysafirët e huaj në... -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit











