Lajme
Deri në 30 cm borë ka ranë këtë fundjavë në disa zona malore të Zvicrës
13 ashensorë të skive në zonën Breuil-Cervinia (VS), në Matterhorn, nga sot janë në shërbim
Një shtresë bore 30 cm tashmë është vendosur mbi disa zona malore të Zvicrës, të cilat po mundësojnë nisjen e skijimit, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse disa vendpushime kishin shprehur shqetësimin se tetori jashtëzakonisht i ngrohtë do të vononte hapjen e pistave të skive për shkak të mungesës së borës, rezulton se nuk është kështu – të paktën në disa zona.
Deri në 30 cm borë ranë këtë fundjavë mbi 2000 metra, duke lejuar që disa resorte të hapen tashmë.
Për shembull, 13 nga 31 ashensorët e skive në zonën Breuil-Cervinia (VS), në Matterhorn, janë në shërbim.
Dy vendpushime të vendosura gjithashtu pranë një akullnajeje, Saas Fee (VS) dhe Engelberg (OW), hapën gjithashtu pjesë të zonave të tyre të skive, përveç Schilthorn, në Bernese Oberland dhe Diavolezza, në Engadine (GR).
Siç është paralajmëruar tashmë, skiatorët mund të presin çmime më të larta në vitin 2023.
Para 2 ditësh ka rënë bora e parë në Zvicër për këtë vit, përkatësisht në komunën Celerina të kantonit Graubunden, përcjell tutje albinfo.ch.
Siç raporton gazeta zvicerane Blick, një shtresë bore ishte vendosur mbi fshat.
Siç tregojnë pamjet, të cilat janë publikuar nga Blick, në këtë fshtat bora po binte edhe gjatë mëngjesit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












