Lajme
Deri në fund të vitit privatizohet Albpetrol
Procedurat e privatizimit të kompanisë shtetërore Albpetrol do të përfundojnë brenda vitit 2011, ka deklaruar për të përditshmen Mapo Zëvendësministri I Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Sokol Dervishaj.
Dervishaj siguroi se procedurat për procesin e privatizimit të kompanisë nuk janë ndërprerë dhe se kompania amerikane “Pattojn Boggs Llp”, që është caktuar si konsulenti ndërkombëtar i qeverisë në këtë proces të rëndësishëm është ende duke punuar për vlerësimin e kapitalit.
Brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti kompania konsulente, e cila aktualisht po vlerëson kapitalin e Albpetrol, pritet të dalë me një raport konkret dhe zyrtar në lidhje me punën e bërë. Pavarësisht skandalit që përfshiu Ministrinë e Ekonomisë me një sërë tenderësh dhe publikimin e videons Meta-Prifti, të regjistruar nga ky i fundit, Dervisha garanton se kompania amerikane nuk është shprehur asnjëherë idenë e largimit dhe ndërprerjen e kontratës.
Burime të besueshme nga kjo ministri pohuan për Mapo-n se pavarësisht interesit të madh të qeverisë shqiptare për privatizimin e Albpetrol, gjendja e krijuar në vend dhe situata e brishtë politike kanë çuar në uljen e ndjeshme të interesit për blerjen e kësaj kompanie.
Numri total i aseteve shtetërore që pritet të hyjnë në proces privatizimi arrin në 32. Qeveria është angazhuar për sigurimin e transparencës maksimale të këtij procesi, që synohet të përfundohet brenda një periudhe sa më të shkurtër.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












