Uncategorized
Deri në katër orë pritje për të dalë nga Kosova
Pas përfundimit të pushimeve dimërore, mërgimtarët kanë filluar ta lëshojnë Kosovën. Mirëpo, ata janë duke u përballur me pritje të gjata në pikën kufitare në Merdar, shkruan albinfo.ch.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara sot në orën 13:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdar po pritet deri në katër orë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë rreth 700 metra.
Për dallim prej Merdarit, pikat e tjera kufitare nuk janë të ngarkuara. Hyrja dhe dalja në këto pika mund të bëhet nga tre deri në 20 minuta.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029














