Lajme
Deri në vitin 2015, s’ka sigurime shëndetësore
Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007, por nuk ka hyrë në fuqi. Ministri Ferid Agani thotë se ligji do të zbatohet nga viti 2015
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk kanë sigurime shëndetësore, ndërsa sipas planeve qeveritare, në vitin 2015 do të nis dhënia e kartelit të sigurimit.
Të paktën kështu ka premtuar ministri kosovar i Shëndetësisë, Ferid Agani, i cili vitin 2015 e ka quajtur viti të sigurimeve.
Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007 nga Kuvendi i Kosovës, por ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi. Më vonë, ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Por, sipas ministrit Agani, me këtë projektligj parashihet që shëndetësia kosovare të financohet me 90 milionë euro më shumë në vitin 2015.
“Me 90 milionë euro buxhet më shumë në vitin 2015, ky do të jetë një injeksion financiar dhe do të jetë i kontrolluar mirë, i monitoruar nga organet e fondit të sigurimeve shëndetësore i cili do të jetë institucion publik që do të grumbullojë premiumet, pagesat e punëmarrësve dhe punëdhënësve dhe me përgjegjësi do të monitorojë shpenzimin e tyre”, ka deklaruar Agani.
Ndërkaq, Arsim Çavdarbasha, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, si parim të këtij projektligji përmend qasjen universale.
Ai thotë se shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, zbatohen në kushte të njëjta për të gjithë personat e siguruar, duke përmendur edhe si qëllim që asnjë person të mos mbetet pa sigurim shëndetësor, raporton REL.
“Disa nga pikat tjera në drejtim të reformës, janë edhe Agjencia e Financimit, mjetet bashkë-pagesat, shërbimet e kujdesit shëndetësor themelor, financimi i institucioneve, si dhe kategoritë e qytetarëve të liruar nga bashkë-pagesat, e që është një prej elementeve shumë të rëndësishme në ofrimin e qasjes së barabartë të qytetarëve në shërbimet shëndetësore”, thotë Çavdarbasha.
Kostoja e Ligjit për vitin 2015, sipas ministrit Agani, llogaritet të jetë rreth 17 milionë euro si kosto direkte për sektorin publik, dhe si kosto indirekte rreth 14 milionë euro për sektorin privat.
Por, ai sqaron se qytetarët e Kosovës janë të obliguar të paguajnë në fondin e sigurimeve shëndetësore kontributin e tyre, duke shtuar se ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, këtë obligim e merr përsipër Qeveria e Kosovës.
“Çdo qytetar do të jetë i obliguar të paguajë në fondin e sigurimeve shëndetësore kontributin ashtu siç është në të gjitha shtetet e botës demokratike. Në këtë mënyrë, do të realizohet një e drejtë themelore që në çdo çast të kenë qasje në shërbime shëndetësore”, sqaron Agani.
Lidhur me kategorinë që lirohen nga pagesa e premiumit dhe bashkë-financimi, Arsim Çavdarbasha përmend familjet e varfra nën asistencë sociale, të burgosurit, të cilët janë dënuar, individët që janë duke jetuar në institucione shtetërore, fëmijët nën kujdes të sforcuar dhe nën kujdestari, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara..
Në këtë kategori hyjnë edhe personat e riatdhesuar bazuar në marrëveshjet bilaterale të Republikës së Kosovës me shtetet e tjera, invalidët e luftës me shkallë të lartë të pa-aftësisë (bashkëshortja dhe fëmijët e tyre nën 18 vjet), në pajtim me pragun zyrtar të paaftësisë minimale prej 60 për qind.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












