Shkurt.ch
Deri tash kanë vdekur 12 xhihadistë nga Zvicra
Valdet Gashi për vdekjen e të cilit kanë raportuar mediet nuk përfshihet në këtë numër pasi që ai vinte nga Gjermania jugore gjegjësisht qyteti Singen
Në raportin e publikuar sot të Shërbimit Informativ Federal (NDB) konstatohet një rritje e numrit të luftëtarëve zviceranë në radhët e ekstremistëve islamikë. Numri i përgjithshëm i tyre aktualisht është 66 që është për katër më shumë se një muaj më parë. 52 raste të tyre janë regjistruar në Siri dhe në Irak ndërsa 14 të tjerë në Somali, Afganistan dhe në Pakistan.
Sipas NDB-së disa nga këta 66 shtetas zviceranë janë kthyer ndërkohë. Bëhet fjalë për 10 raste të xhihadistëve të kthyer prej të cilëve vetëm për pesë syresh kthimi është i konfirmuar, shkruan 20minuten.ch. Për pesë rastet tjera ose nuk ka mundur të verifikohet motivi xhihadist i shkuarjes në vendet e përmendura të konfliktit ose nuk është konfirmuar me siguri të plotë vendqëndrimi i tyre.
Po ashtu brenda muajit të kaluar është rritur për dy veta numri i xhihadistëve të vrarë. Nga 10 sa diheshin deri para një muaji tash konsiderohet se janë 12 të vrarë në radhët e xhihadistëve të shkuar nga Zvicra në zonat e luftës, transmeton albinfo.ch. Në të vërtetë vetëm për shtatë prej tyre vdekja është e konfirmuar.
Nisur nga fakti se raporti në fjalë përfshin vetëm personat të cilët para se të shkonin në xhihad kanë jetuar në Zvicër, aty nuk numërohet edhe ish kampioni i boksit Valdet Gashi. Ai ka udhëhequr shkollën e thaiboksit në Zvicër (Winterthur) por vinte nga Gjermania jugore gjegjësisht qyteti Singen. Sipas informatave që ka dhënë vëllai i tij, Gashi ka humbur jetën gjatë muajit qershor gjatë luftimeve në Siri.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni












