Sport
Dëshira e parealizuar e Tarashajt
“Nganjëherë dëshira është e madhe, por mundësia nuk ekziston. Gjithmonë do të dua vendlindje, shkruan Tarashaj në profilin e tij në “Facebook”
Sulmuesi shqiptar, Shani Tarashaj, bashkohet me kombëtaren e Zvicrës për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, duke shuar shpresat për një kalim të mundshëm te Kosova, shkruan albinfo.ch.
Tarashaj ka zgjedhur rrjetet sociale për të thënë se e kishte të pamundur që t’i bashkohej përfaqësueses së Kosovës, edhe pse dëshira, sipas tij, ishte e madhe.
“Nganjëherë dëshira është e madhe, por mundësia nuk ekziston. Gjithmonë do të dua vendlindje”, shkruan Tarashaj në profilin e tij në “Facebook”.
Futbollisti nuk saktëson se cilat ishin pengesat, por lë të kuptohet se rregullat e nxjerra nga FIFA penguan kalimin e tij te Kosova.
Më herët, Granit Xhaka shpjegoi me anë të një letre arsyet përse ai do të vazhdojë të luajë për Zvicrën. Xhaka tha se shkak për moskalimin e tij te Kosova u bënë rregullat e FIFA-s.
“FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016, nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues”, ka thënë mesfushori kosovar i Arsenalit.
Xherdan Shaqiri është ëndrra tjetër e adhuruesve të futbollit në Kosovë. Ai nuk u grumbullua me Zvicrën për shkak të lëndimit, kurse nuk ka dhënë deklaratë publike se për cilën Përfaqësuese do të luajë.
Edhe Valon Behrami, i cili është grumbulluar me Zvicrën, është e sigurt se do të vazhdojë me helvetikët.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











