Lajme
Dështon ideja e AAK-së: zgjedhjet në qershor
Kryeministri Hashim Thaçi dhe lideri i opozitës, Isa Mustafa janë marrë vesh që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti
Liderët e dy partive më të mëdha politike në Kosovë, Hashim Thaçi i Partisë Demokratike (PDK) dhe Isa Musafa i Lidhjes Demokratike (LDK), janë marrë vesh të premten pasdite që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbahen në qershor. Ata po ashtu janë pajtuar që reforma zgjedhore të përfundoj në mars.
Me këtë marrëveshje, po ashtu ka dështuar përpjekja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që të ngitet një mocion votëbesimi për qeverinë në Kuvend. Marrëveshjen e dy liderëve e ka konfirmuar Zyra për Informim e LDK-së, e cila po ashtu konfirmon se takime të njëjta do të mbahen edhe me liderët tjerë partiakë.
“Të dy kryetarët u pajtuan për koordinimin e agjendës politike në muajt në vazhdim. Ata u pajtuan që reforma zgjedhore të përfundohet nga Komisioni Parlamentar dhe Qeveria brenda gjysmës së parë të muajit mars ta procedojë për miratim në Kuvend”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, siç thuhet dy liderët, janë dakorduar që të bëhen të gjitha përgatitjet për zgjedhje të lira, demokratike dhe të mbikëqyrura nga vëzhgues ndërkombëtarë, për çfarë edhe do të bëhet kërkesë zyrtare në BE, OSBE etj.
“Të dy kryetarët kërkojnë që përgatitjet e duhura të kryhen në koordinim me subjektet politike dhe me konsensus të Kuvendit, të shkohet në Zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e parë të këtij viti. Në ditët në vijim, do të zhvillohen takime edhe me liderët e subjekteve të tjera politike”, thuhet në njoftim.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq është i mendimit që të bëhet një koordinim i opozitës për ta shkarkuar kryeministri Hashim Thaçi në Kuvend. AAK insiston për një mocion votëbesimi dhe pas saj zgjedhjet të mban në mars.
Por pas marrëveshjes së sotme, ideja e Haradinjat nuk do të zbatohet sepse LDK, si partia m e madhe opozitare nuk e mbështet idenë e shkuarjes në zgjedhje në muajin mars.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











