Kosova
Detaje për vdekjen e fëmijës 5-vjeçar nga arma në Kosovë
Si pasojë e një plage të marrë nga arma e zjarrit, një fëmijë 5-vjeçar në Vushtrri ka vdekur të shtunën. Policia e Kosovës thotë se fëmija ishte dërguar në Spitalin e Vushtrrisë, ku humbi jetën si pasojë e plagës, përcjell albinfo.ch.
Policia ka raportuar se në vendin e ngjarjes ka qenë një predhë dhe një fishekë, si dhe rreth 56 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur edhe arma.
“Vushtrri, 08.04.2023-17:10. Nga Emergjenca e spitalit në Vushtrri jemi informuar se një fëmijë mashkull nga një fshat i Vushtrrisë është duke marrë tretman mjekësor, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Si pasojë e lëndimit, rreth orës 18:35 ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë dhe një fishek si dhe në një distancë rreth 56 m larg nga vendi i ngjarjes është gjetur një armë pistoletë, e cila është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini













